Telenews

Zyrtari policor shkakton aksident në Prishtinë, godet një motoçikletë nga pakujdesia

zyrtari-policor-shkakton-aksident-ne-prishtine,-godet-nje-motociklete-nga-pakujdesia

Pothuajse çdo ditë shkaktohen dhjetëra aksidente në trafik dhe në shumicën e rasteve si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes. Jo rrallëherë, në raste të tilla përfshihen edhe zyrtarët policorë, siç ka ndodhur para mbrëmë në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, një zyrtar policor derisa ishte në lëvizje me veturën zyrtare ka shkaktuar aksident trafiku, duke e goditur një motoçikletë.

Si pasojë e përplasjes, ka pësuar lëndime drejtuesja e motoçikletës, një vajzë 16-vjeçare – e cila ka marrë trajtim mjekësor, por fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime të rënda.

Bazuar në informacionet e para, aksidenti është shkaktuar si pasojë e veprimit të tij, kthimit të pasigurt që shkaktoi më pas goditjen.

Tashmë janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me rastin, ndërsa është vënë në dijeni edhe Inspektorati Policor i Kosovës.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

/GazetaSinjali/

The post Zyrtari policor shkakton aksident në Prishtinë, godet një motoçikletë nga pakujdesia appeared first on Sinjali.

Të ngajshme

“S’jemi skllevër, s’është koha e Enverit e as e Millosheviqit”, punëtorët e KEK-ut kundërshtojnë ushqyerjen në menzë (VIDEO)

Donat Hashani

”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Donat Hashani

Adriatik Berisha, hematologu që koordinoi vizitën e Thaçit tek babai në Klinikën Interne

Donat Hashani