Telenews

Zyrtarizohet transferi i bujshëm i Barcelonës

Marcus Rashford edhe zyrtarisht është lojtari më i ri i Barcelonës.

Pas shumë spekulime rreth të ardhmes së tij, ai më në fund arriti që t’i bashkohet kampionëve të Spanjës.

Rashford, do të vijë në formë huazimi me të drejtë blerjeje, pas arritjes së akordit me Manchester Unitedin.

Ai do të mbajë numrin 14 në fanellë si dhe do të jetë anglezi i dytë pas Gary Lineker që do të luajë për “Blaugranat”.

Rashford, sezonin që lamë pas bëri 41 paraqitje me Manchester Unitedin dhe Aston Villës, ku shënoi 11 gola dhe bëri 9 asistime.

Të ngajshme

Lojtari i Liverpoolit thotë ‘o Zot i madh’ pasi pa çfarë bëri Florian Wirtz në stërvitje

KushtrimGuraj

Bayerni nuk pret gjatë, ofron 120 milionë euro për alternativën e Luis Diaz

KushtrimGuraj

Laura Fazliu në finale të Lojërave Botërore Universitare

Valjeta Turkaj