Telenews

Zyrtarizohet transferimi i Paulo Dybalas në Romë

Roma ka zyrtarizuar transferimin e Paulo Dybala, si një transferim i lirë.

Karriera shtatëvjeçare e Dybalas në Juventus përfundoi me skadimin e kontratës së tij në qershor, por ai do të vazhdojë të qëndroj në Itali, tani në kryeqytet.

Mbështetësit e Romës do të shpresojnë që Dybala të ndihmoj skuadrën e Mourinhos në sezonin e ardhshëm, me menaxherin portugez në përpjekje për ta rikthyer klubin në Ligën e Kampionëve, pas suksesit të sezonit të kaluar në Conference League.

Dybala ka rënë dakord për një kontratë trevjeçare në Stadio Olimpico, e cila siguron që ai të mbetet lojtar i Romës deri në verën e vitit 2025. Ai do të fitojë rreth 6 milionë euro në vit, raporton Goal.

Dybala do të mbajë numrin 21 te Roma, të njëjtën që kishte te Juventusi. Atij iu ofrua numri 10, por e refuzoi për shkak të respektit për legjendën e klubit, Francesco Totti.

Të ngajshme

Shkëmbimi i janarit: Loftus-Cheek te Napoli, ylli Napoletanëve te Milani

KushtrimGuraj

Lajm i keq për dy yjet e Barcelonës – Hansi Flick po planifikon t’u ndryshojë rolin në fushë

KushtrimGuraj

Pep Guardiola mungon në konferencën për media, shfaqet Kolo Toure dhe tregon çfarë ndodhi!

KushtrimGuraj