Bruno Fernandes kërkoi mendimin e Cristiano Ronaldos kur po shqyrtonte mundësinë e largimit nga Manchester United për t’u bashkuar me Al-Hilal në Arabinë Saudite gjatë verës.
Kapiteni i United zbuloi se foli me bashkëlojtarin e tij të kombëtares së Portugalisë kur mori ofertën fitimprurëse, por e refuzoi atë pas diskutimeve me familjen dhe trajnerin Ruben Amorim.
Në fund, Fernandes e refuzoi ofertën sepse donte të qëndronte te United dhe të vazhdonte të konkurronte në Premier League, por pranoi se fillimisht iu drejtua Ronaldos.
“Fola me Cristianon për situatën, për Arabinë dhe gjithçka. Nuk do të thoja çfarë më tha, por folëm për këtë”.


