Telenews

10 vite në skenë, Kida jep një mesazh për fansat e saj: U rrita me dashurinë që më dhatë ju

10-vite-ne-skene,-kida-jep-nje-mesazh-per-fansat-e-saj:-u-rrita-me-dashurine-qe-me-dhate-ju

Janë bërë plot 10 vite që kur Orkidea Latifi, e njohur me emrin e artit Kida, iu bashkua tregut muzikor. Këngëtarja arriti të fitonte menjëherë zemrat e publikut, këngët e së cilës ktheheshin menjëherë në hite, dhe tashmë renditet në mesin e artisteve më të mira sa i përket industrisë muzikore shqiptare.

Teksa ka reflektuar për këtë dekadë karrierë, këngëtarja ka shprehur falenderimet për të gjithë fansat e saj. “Po bëhen 10 vite, e unë u rrita bashkë me dashurinë që ma dhatë ju. Ju më keni bërë ëndrrën time realitet sa herë që kam parë se po këndoni bashkë me mua, ju jeni zëri më i bukur që kam dëgjuar.

Çdo brohoritje e juaja mua më ka dhënë vullnet për të punuar fort e të jem aty për ju gjithmonë. Nuk do të ndalem asnjëherë duke e bërë punën që dua më së shumti, ku shpërblim marr buzëqeshjet e juaja. Ju dua shumë, urs always #Kida ❤”, shkroi ajo krahas videos nga koncerti në sheshin Skënderbej.

Të ngajshme

Ilir Shaqiri nderohet në Itali me Çmimin Mesdhetar të Paqes 2026

Yllka Gashi

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Yllka Gashi

Besoni apo jo, kjo aktore bukuroshe ka 70 vjet jetë

Yllka Gashi