Aleanca ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duke i bërë përgjegjës për dështimin e Strategjisë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave, si dhe për menaxhimin e rastit të Arlinda Zekajt.
Në një njoftim për media, Aleanca ka vlerësuar se përgjegjësia politike për dështimin e strategjisë i takon Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa ka shprehur mbështetje për kërkesën e grave të Kosovës për dorëheqjen e ministres Gërvalla.
Po ashtu, kjo parti ka kërkuar dorëheqjen e ministrit Sveçla, duke e cilësuar menaxhimin e rastit të Arlinda Zekajt si fatal.
Aleanca ka kërkuar që Strategjia Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave të ndryshohet urgjentisht dhe në tërësi, duke theksuar se përgjegjësia nuk duhet të kufizohet vetëm te zyrtarët e niveleve më të ulëta në polici apo prokurori.

