Telenews

Mbreti Abdullah II i Jordanisë i dërgon letër urimi Presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga Mbreti Abdullah II i Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, me rastin e marrjes së detyrës.

Në emër të popullit dhe Qeverisë së Jordanisë, Mbreti Abdullah II i ka përcjellë Presidentes Shiroka Pula urimet e përzemërta dhe dëshirat më të mira për sukses në ushtrimin e detyrës së re.

Në letrën e tij, mbreti jordan ka shprehur gjithashtu gatishmërinë e Jordanisë për të vazhduar bashkëpunimin me Kosovën, me synim forcimin e marrëdhënieve të miqësisë dhe avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Ky bashkëpunim, sipas mesazhit të mbretit jordanez, synon t’u shërbejë të dy popujve, si dhe paqes dhe prosperitetit global.

Të ngajshme

Lajm i mirë nga Roma, Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin, ndërhyrja i shpëton syrin

Rrezarta Ramaj

Spanja në zi, pezullohen 24 ndeshje të Kupës së Mbretit

Rrezarta Ramaj

Tifozi bëhet viral: Bëri foto me Dua Lipën pa e ditur se kush ishte ajo!

Rrezarta Ramaj