Pamjet kur pjesëtarë të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës e kapin të dyshuarin për vrasjen e Arlinda Zekajt, janë bërë publike.
Në videon e publikuar nga televizioni publik shihet momenti kur Albert Sylaj arrestohet nga zyrtarët policorë.
Autori që ia mori jetën Arlindës, i cili ishte kunati i saj, u ndalua pak para mesnatës, në Deçan.
Edhe vëllai i tij, ish-bashkëshorti i të ndjerës, Jeton Sylaj, është prangosur dhe dërguar në paraburgim.

