Telenews

100 MIJË € PËR VRASJEN E KRYEMINSITRIT KURTI – GJYKATA SHPALL AKTVENDIMIT NDAJ KËRCËNUESIT

Është mbyllur procedura penale ndaj Kujtim Kurtit, një shtetasi kosovar me banim në Gjermani, i cili dyshohej për kërcënimin e kryeministrit Albin Kurti.
Mbylljen e hetimeve e ka konfirmuar Gjykata Themelore në Prizren, sipas një shkrese që ka publikuar Kujtim Kurti, i cili kishte kërcënuar shefin e qeverisë përmes një komenti në Facebook vitin e kaluar.

Dokumenti i gjykatës konstaton se Kujtim Kurti nuk ndodhet në hetime për asnjë procedurë penale, raporton Paparaci.
“100 mijë kush e vret Albin Kurtin!!”, kishte shkruar Kujtim Kurti në Facebook.
Policia e Kosovës kishte rritur masat e sigurisë ndaj kryeministrit Kurti si pasojë e kërcënimeve të Kujtim Kurtit, i cili ishte denoncuar në polici nga Qeveria e Kosovës.

Të ngajshme

Kuvendi mblidhet të enjten, në shqyrtim tri projektligje

Rrezarta Ramaj

Kosova kritikohet edhe për të drejtat e komunitetit LGBTIQ+ në raportin e BE-së

Rrezarta Ramaj

Dolën për gjueti, 44-vjeçari qëllon aksidentalisht shokun e tij – humb jetën i riu

Rrezarta Ramaj