Partia e Fatmir Limajt, NISMA Socialdemokrate, ka mbushur 11 vjet.
Në njoftimin e Fatmir Limajt, thuhet se “për 11 vjet, NISMA Socialdemokrate ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën politike të Kosovës dhe është angazhuar për një shoqëri më të drejtë, barabartë dhe më të zhvilluar”.
“Për asnjë çast, nuk kemi harruar qëllimin tonë: Kosova e para!”.
Tutje Limaj ka falenderuar aktivistët, dhe çdo individ që në çfarëdo forme ka kontribuar në rritjen dhe konsolidimin e NISMA-së për 11 vite.
Postimi i plotë:
Urime 11-vjetori i NISMA Socialdemokrate!
Për 11 vjet, NISMA Socialdemokrate ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën politike të Kosovës dhe është angazhuar për një shoqëri më të drejtë, barabartë dhe më të zhvilluar.
Bashkë kemi qenë pjesë e një rrugëtimi të gjatë dhe aspak të lehtë, duke u ballafaquar me sfida të ndryshme, por në asnjë moment, për asnjë çast, nuk kemi harruar qëllimin tonë: Kosova e para!
NISMA do të vazhdojë të jetë e angazhuar dhe e përkushtuar për të kontribuar në një të ardhme më të mirë e të sigurt për Kosovën dhe qytetarët e saj.
Andaj, përmes këtij postimi, më lejoni t’iu shpreh gjithë mirënjohjen time aktivistëve, strukturave udhëheqëse dhe çdo individi që në çfarëdo forme ka kontribuar në rritjen dhe konsolidimin e NISMA-së për 11 vite.