Telenews

14 shkurti, Dita e të Dashuruarve

Dashuri, romancë, karamele, lule, kartolina, dhurata, darka dhe vallëzime, janë disa nga gjërat që e karakterizojnë 14 shkurtin, Ditën e të Dashuruarve.

Në këtë ditë njerëzit shprehin dashurinë për të dashurin, të dashurën, burrin, gruan. Pas festimit të Javës së Shën Valentinit për një javë të tërë, kjo ditë plot dashuri është e veçantë për çiftet e martuar si dhe për të pamartuarit. Në këtë ditë të dashuruarit festojnë ngrohtësinë në marrëdhëniet e tyre me partnerin apo të dashurin.

Dita e Shën Valentinit vjen së bashku me një mori planesh që janë të destinuara për të gjithë në një gjë: Dashuri. Dhe gjithçka vjen në emër të një njeriu, Shën Valentinit, i cili ishte një personazh interesant (dhe ndoshta pak i keqkuptuar) në histori.

Derisa disa njerëz besojnë se historia e kësaj dite është mjaft e qartë, realiteti është se historia pas Ditës së Shën Valentinit është e mbuluar me një mister të madh. Tradita e përshëndet 14 shkurtin (dhe ndoshta edhe të gjithë muajin shkurt!) si një kohë për dashuri dhe romancë, me prejardhje të lashtë romake dhe të krishterë.

Dita e Shën Valentinit nuk filloi të festohej si një ditë romantike deri në shekullin e 14-të.

Megjithëse kishte disa martirë të krishterë të quajtur Shën Valentini, dita mund ta ketë marrë emrin nga një prift që u martirizua rreth vitit 270 të erës sonë nga perandori Klaudi II Gotik. Sipas legjendës, prifti nënshkroi një letër “nga Shën Valentini juaj” për vajzën e rojtarit të tij, me të cilën ai ishte miqësuar dhe e kishte shëruar nga verbëria. Tregime të tjera thonë se ishte Shën Valentini i Ternit, një peshkop, për të cilin u emërua festa, megjithëse është e mundur që dy shenjtorët të ishin në të vërtetë një person. Një tjetër legjendë e zakonshme thotë se Shën Valentini kundërshtoi urdhrat e perandorit dhe martoi fshehurazi çiftet për të kursyer burrat nga lufta.

Të ngajshme

Polonia aktivizon avionët luftarakë pas sulmeve në Ukrainë

Hafize Elshani

Vrasja në Kolovicë, kërkohet paraburgim për njërin nga të dyshuarit që ishte plagosur

Donat Hashani

Aktori Lulzim Rexha diagnostikohet me kancer, ka nevojë për ndihmën tuaj

Donat Hashani