Telenews

Osmani për Kadarenë: Liria e Kosovës për të ishte triumfi i kombit shqiptar, lamtumirë titani i letërsisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se për dekada veprat e Ismail Kadaresë ndriçuan cepat më të errët të historisë dhe shpirtit njerëzor.

Osmani, që sot mori pjesë në ceremoninë lamtumirëse të Kadaresë, ka thënë se për kombin shqiptar ekzistenca dhe vepra e të ndjerit është triumf i kulturës mbi injorancën dhe i lirisë mbi diktaturën.

“Me zemër të rënduar i thamë lamtumirë penës së shquar dhe kolosit të papërsëritshëm, fjalët e të cilit kapërcyen kufijtë, kulturat dhe kohën. Për dekada të tëra, veprat e Ismail Kadaresë ndriçuan cepat më të errët të historisë dhe shpirtit njerëzor. Aftësia e tij për të gërshetuar historinë, mitet dhe realitetin, e bëri zërin e tij një nga më të veçantët dhe më të fuqishmit në letërsinë bashkëkohore. Prandaj, jemi përgjithmonë mirënjohës për veprat që na la. Liria e Kosovës për të ishte triumfi i kombit shqiptar. Ndërkaq, për kombin shqiptar, vetë ekzistenca dhe vepra e Ismail Kadaresë është triumf i kulturës mbi injorancën dhe i lirisë mbi diktaturën. Lamtumirë, titani i letërsisë, Ismail Kadare!”

Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, vdiq të hënën në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë pas një arresti kardio- respirator.

Atij u varros sot në varrezat e Tufinë.

 

Të ngajshme

Dalin fotot e para nga dëshmia e Hillary Clinton për Epstein

Rrezarta Ramaj

Avokati i Krasniqit: Prokuroria përzgjodhi fragmente që i shkojnë për shtati teorisë së saj

Valjeta Turkaj

Vizita e Ramës në Kosovë, Berisha: Shkaku pse ish-luftëtarët e UÇK-së po gjykohen në Hagë janë pazaret e tij në Beograd

Rrezarta Ramaj