Fushë Kosova është nikoqire e turneut 4×4 në volejboll, i cili po zhvillohet në kuadër të aktiviteteve të përbashkëta me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunën e Fushë Kosovës.
Ky aktivitet ka mbledhur volejbolliste të kategorisë U18 nga qytete të ndryshme të Kosovës, duke krijuar një atmosferë sportive dhe mundësi për të rinjtë që të tregojnë talentin dhe përkushtimin e tyre në këtë sport.
Fushë Kosova tashmë është dëshmuar si një prej qyteteve me traditë dhe rezultate në volejboll, ndërsa organizimi i këtij turneu i jep edhe më shumë hapësirë zhvillimit dhe promovimit të sportit te të rinjtë.
Në përfundim të turneut, për ekipet dhe volejbollistet më të suksesshme do të ndahen edhe shpërblime, si vlerësim për angazhimin dhe rezultatet e tyre.
Aktiviteti është pjesë e programit të Muajit të Rinisë, me qëllim të promovimit të sportit, aktivizimit të të rinjve dhe krijimit të mundësive të reja për talentet e rinj në Kosovë.




