Telenews

Kos për Kosovën: Bllokada institucionale ndikoi në zbatimin e reformave

Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, ka deklaruar se Kosova ka mbetur e përkushtuar në proceset e integrimit evropian.

Por, ajo ka thënë se bllokada politike dhe institucionale në Kosovë ka ndikuar në zbatimin e reformave, derisa ka mirëpritur zgjedhjen e presidentes.

Këto deklarata ajo i ka thënë derisa ka paraqitur rezultatet e raportit për progresin e arritur nga vendet e Ballkanit Perëndimor për proceset integruese.

“Kosova ka mbetur e përkushtuar ndaj rrugëtimit të saj evropian, duke gëzuar një mbështetje të gjerë nga publiku. Bllokimi institucional ndikoi në zbatimin e reformave që lidhen me BE-në gjatë periudhës së raportimit. Megjithatë, së fundmi, Kosova ka intensifikuar zbatimin e agjendës së reformave. BE-ja e mirëpret zgjedhjen e presidentit të ri dhe shpresojmë se rikthimi i stabilitetit institucional do t’i mundësojë Kosovës të ecë përpara”, ka thënë ajo.

Përpara të pranishmëve, Kos ka folur veç e veç për shtetet që kanë aspirata integruese në BE, duke potencuar hapat e ardhshëm që duhen ndërmarrë dhe sfidat me të cilat ballafaqohen.

Të ngajshme

Raporti i BE’së tregon për përfshirjen personale të Kryeministrit Kurti në gjuhë të ashpër dhe akuza ndaj gazetarëve

Rrezarta Ramaj

E dhimbshme: ‘Babanë s’e kam parë kurrë’, rrëfimi i Flakës pas identifikimit të mbetjeve mortore të Fatmir Fazlijës

Rrezarta Ramaj

Gjiganti spanjoll synon Leon Avdullahun, kosovari mund të bëjë hapin e madh në karrierë

Rrezarta Ramaj