Telenews

Berisha thërret protestë kombëtare, më 7 nëntor

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë sërish thirrje për protestë kombëtare këtë të shtunë, duke ftuar qytetarët t’i bashkohen tubimit përpara kryeministrisë në orën 12:00.

 Protesta e opozitës do të zhvillohet paralelisht me lëvizjen studentore, të cilën Partia Demokratike ka deklaruar se e mbështet që prej nisjes së saj. Gjatë tri të shtunave të fundit, demokratët kanë organizuar protesta kombëtare, duke iu bashkuar revoltës së të rinjve.

Megjithatë, protesta e fundit u shoqërua edhe me tensione mes studentëve dhe përfaqësuesve të opozitës. Studentët kundërshtuan praninë e deputetëve demokratë dhe i larguan ata nga tubimi, duke kërkuar që protesta e tyre të ruante karakterin qytetar dhe të mos identifikohej me partitë politike.

Pavarësisht këtyre zhvillimeve, Berisha ka përsëritur ftesën për pjesëmarrje në protestën e radhës, duke u kërkuar qytetarëve të mblidhen këtë të shtunë, në orën 12:00, përpara godinës së kryeministrisë.

 

Të ngajshme

Raporti i BE’së tregon për përfshirjen personale të Kryeministrit Kurti në gjuhë të ashpër dhe akuza ndaj gazetarëve

Rrezarta Ramaj

E dhimbshme: ‘Babanë s’e kam parë kurrë’, rrëfimi i Flakës pas identifikimit të mbetjeve mortore të Fatmir Fazlijës

Rrezarta Ramaj

Gjiganti spanjoll synon Leon Avdullahun, kosovari mund të bëjë hapin e madh në karrierë

Rrezarta Ramaj