Telenews

Nichi i tregon Bejtës se ka dy vite që i ka vdekur babai: Mos më thuaj bir, është nënçmim

Një diskutim mes Bejtës dhe Nichit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5 ka marrë një kthesë emocionale, pasi reperi ka reaguar ndaj mënyrës se si iu drejtua banori tjetër.

Gjatë bisedës, Bejta iu referua Nichit me fjalën ‘bir’, një shprehje që nuk u prit mirë nga ky i fundit.

Nichi reagoi duke i treguar se babanë e kishte humbur para dy vitesh dhe se nuk dëshironte që kjo çështje të përdorej në diskutimet brenda shtëpisë.

Foto: Screenshot/Instagram

“Një baba e kam pasur o Bejtë. Vetëm një. Është shkuar ai që dy vjet. Nuk kam ardhur këtu për t’u viktimizuar. T’i thuash bir dikujt është nënçmim”, u shpreh ai.

Reagimi i reperit solli në vëmendje një pjesë të dhimbshme të jetës së tij, ndërsa theksoi se nuk dëshiron të viktimizohet për humbjen që ka përjetuar, por as të pranojë shprehje që i konsideron nënçmuese.

Foto: Screenshot/Instagram

Bejta gjithashtu i kërkoi falje me arsyetimin se nuk e dinte një gjë të tillë.

Tashmë kanë filluar të identifikohen konkurrentët, të njihën më mirë e të kenë edhe debate.

Të ngajshme

Raporti i BE’së tregon për përfshirjen personale të Kryeministrit Kurti në gjuhë të ashpër dhe akuza ndaj gazetarëve

Rrezarta Ramaj

E dhimbshme: ‘Babanë s’e kam parë kurrë’, rrëfimi i Flakës pas identifikimit të mbetjeve mortore të Fatmir Fazlijës

Rrezarta Ramaj

Gjiganti spanjoll synon Leon Avdullahun, kosovari mund të bëjë hapin e madh në karrierë

Rrezarta Ramaj