Telenews

17 të lënduar nga rrokullisja e autobusit në Shkrel të Rugovës

Një autobus ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në fshatin Shkrel të Rugovës, duke lënë të lënduar 17 persona sot pak pas mesnate.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka  thënë se të lënduarit janë dërguar në emergjencë për trajtim.

“Sot rreth orës 00:50, Policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur ne fshatin Shkrel-Rugovë, në këtë vetaksident ishte i përfshirë një autobus i cili ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur. Si pasojë shtatëmbëdhjetë (17) persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar nga Njësia e Trafikut Rajonal”, tha ai.

Të ngajshme

E kemi bërë nervoz edhe Ceferinin, presidenti i UEFA-s i pranishëm në stadiumin e Lubljanës

Erzana Fazliu

Zjarr në një apartament në Tiranë, zjarrfikësit nxjerrin nga ballkoni i banesës dy fëmijë

Erzana Fazliu

Drake publikon foto të flamurit Kuq e Zi, reagon Loredana

Erzana Fazliu