Telenews

Vdes ish-fituesi i dy medaljeve të arta olimpike

vdes-ish-fituesi-i-dy-medaljeve-te-arta-olimpike

Ka ndërruar jetë ish-fituesi i medaljeve të arta olimpike, Davide Tizzano.

Italiani, vdiq gjatë ditës së sotme në moshën 57-vjeçare, duke tronditur opinionin në Itali.

Tizzano, ishte edhe president i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare.

Përmes një telegrami ngushëllimi, kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka thënë se Tizzano ishte një mik i çmuar i Kosovës dhe i KOK-ut, një udhëheqës me vizion dhe një mbështetës i palëkundur i sportit dhe i vlerave mesdhetare dhe olimpike.

“Kontributi i tij dhe përkrahja e vazhdueshme ndaj Kosovës, veçanërisht në procesin e marrjes së organizimit të Lojërave Mesdhetare, do të mbeten të paharruara dhe do të kenë një vend të veçantë në historinë e sportit tonë. Trashëgimia e tij njerëzore dhe sportive do të jetojë gjatë dhe do të shërbejë si frymëzim për brezat e ardhshëm”.

“Tizzano ishte kampion i dyfishtë olimpik në rowing. 17-herë kampion kombëtar i Italisë në rowing dhe në lundrim. Në emrin tim personal dhe në emër të Komitetit Olimpik të Kosovës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tij, bashkëpunëtorët, si dhe për gjithë familjen e Lojërave Mesdhetare”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Tizzano, kishte fituar edhe medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Seoul 1988 dhe Atlanta 1996.

Të ngajshme

Elvis Rexhbeçaj lëndohet, s’dihet nëse merr pjesë në ndeshjet e Kosovës në Nations League –

KushtrimGuraj

Koshi i basketbollit vazhdon të “dridhet” nga amerikanet, SHBA-ja kampione për herë të pestë radhazi –

KushtrimGuraj

Trajneri shqiptar me rezultate pozitive te Amedspori, Besnik Hasi: Po vazhdojmë të rritemi!

Yllka Gashi