Telenews

Lamtumira e rinisë, largimi nga Kosova

Arsim Avdylit, një autor dhe mesimdhenës i njohur nga Kosova,  ka shprehur shqetësimin e tij për largimin e rinisë nga vendi. Ai përdor një gjuhë shumë emocionale dhe reflektuese për të përshkruar situatën e dhimbshme ku shkollat dhe universitetet po mbeten të zbrazura, dhe përpjekjet për të mbajtur rininë në vendin e tyre janë të pasuksesshme.

Ky shkrim prek një çështje shumë të rëndësishme dhe të dhimbshme: largimin e brezit të ri, që është kyçi i të ardhmes së një shoqërie. Avdyli, me një ton të ndjerë dhe plot shqetësim, shpreh dhimbjen e tij për dy nxënësit, Elsa dhe Erisi, të cilët, si shumë të tjerë, nuk janë më pjesë e shkollës dhe as e Kosovës.

Shkrimi i Avdylit është një pasqyrë e dhimbshme e realitetit të Kosovës dhe një mesazh i fuqishëm për ata që janë në pozita udhëheqëse.

Postimi i plotë:

Sot… me zemër të rënduar.
Ende pa e mbushur një muaj nga Dita e Matematikës, sot mbusha edhe dy fletkalime. Dy nxënësit tanë, Elsa dhe Erisi, nga sot nuk janë më nxënës të shkollës sonë… madje as të Kosovës.
Zemra më dhemb kur i shoh fletkalimet që shënojnë jo një arritje, por një lamtumirë. Nuk e kam ëndërruar kurrë që vendi do të zbrazet kështu, në ditë të lirisë. E çfarë lirie është kjo, kur rinia na ikën një nga një, në heshtje?
A kanë ndërgjegje prijësit tanë? A e ndiejnë peshën e kësaj zbrazëje?
Shkollat po mbesin pa nxënës, universitetet pa studentë, spitalet pa mjekë.
Këtu ku dikur kishte jetë, sot ka boshllëk.
Këtu ku dikur kishte shpresë, sot ka largim.
Dikur kishim kuadro – sot kemi mungesë në çdo shtresë.
Ku po mbesim ne, në këtë heshtje të dhimbshme?
A ka kush që e dëgjon këtë klithmë pa zë?

Të ngajshme

Ky është Raif Aliu, 47-vjeçari që humbi jetën në Drenas

Rrezarta Ramaj

Prishtina nikoqire e konferencës ndërkombëtare për publikimin digjital të statistikave

Rrezarta Ramaj

Gucati me dedikim prekës për vajzën e tij: Pusho në dritë, do mbetesh gjithmonë brenda meje!

Rrezarta Ramaj