Telenews

Seanca konstituive dështoi, Presidenca: Deri më tani nuk ka arritur asnjë letër nga Kuvendi

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka dështuar, pasi nuk kaloi raporti i Komisionit për verifikimin e mandateve.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari tha se do t’i drejtohen me një letër presidentes, Vjosa Osmani, se si të veprohet më tutje.

Nga Presidenca e Kosovës kanë bërë të ditur se ende nuk kanë pranuar ndonjë letër nga Kuvendi sa i përket kësaj çështje.

“Deri më tani nuk ka arritur asnjë letër nga Kuvendi. Para përgjigjes duhet të vijë pyetja”, ka thënë Bekim Kupina, këshilltari për media në Presidencë.

PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja kanë votuar sot kundër raportit për verifikimin e mandateve. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se nuk e kanë votuar raportin, pasi e vlerësojnë se ai është kundërkushtetues.

 

Të ngajshme

Misteri i 1 milion eurove të fshehura në Mercedes në Merdarë, 33-vjeçari që pretendon se paratë janë të tij – përfundon në prangat e Speciales –

KushtrimGuraj

Ligji për Specialen u kthye në Kuvend, BE-ja kërkon konsultim para rinisjes së diskutimeve për ndryshime –

KushtrimGuraj

Nga marihuana e paketuar me foli alumini te pistoleta me dy fishekë – çfarë sekuestroi Policia në Podujevë? –

KushtrimGuraj