Telenews

INCIDENT NË BURGUN E SIGURISË SË LARTË NË DYZ – DYSHIME PËR NJË RRAHJE TË ORGANIZUAR

Pavarësisht se bëhet fjalë për Burgun e Sigurisë së Lartë, incidentet brenda këtij institucioni vazhdojnë të ngrenë pikëpyetje për sigurinë e të burgosurve.

Sipas informacioneve që pretendohet se vijnë nga burime të afërta me rastin, brenda ambienteve të burgut dyshohet se ka ndodhur një përleshje fizike ndaj një të burgosuri. Të njëjtat informacione pretendojnë se disa të burgosur mund të jenë paguar nga persona të jashtëm për ta sulmuar një person tjetër brenda institucionit.

Për arsye sigurie dhe privatësie, identiteti i personit të përfshirë nuk bëhet publik. Ai do të identifikohet vetëm me inicialet N.G.

Sipas burimeve të sipërpërmendura, N.G. ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe, pas incidentit, është transferuar nga pavijoni ku qëndronte në një pavijon tjetër, me arsyetimin e ruajtjes së sigurisë së tij.

Deri më tani, këto informacione mbeten të pakonfirmuara zyrtarisht. Pritet që institucionet përgjegjëse të sqarojnë rrethanat e incidentit, të verifikojnë pretendimet për përfshirjen e personave të jashtëm dhe të bëjnë të ditur nëse janë ndërmarrë masa përkatëse.

Pyetja që mbetet e hapur është: Si mund të ndodhë një incident i tillë brenda një institucioni që funksionon mbi parimin e sigurisë së lartë?

Të ngajshme

Kurti: Do të investojmë mbi 1 miliard euro në ushtri gjatë këtij mandati

Rrezarta Ramaj

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj

Osmani: Mbrojtjen e UÇK-së do ta bëjmë në çdo cep të botës: Historia e Kosovës nuk mund të përvetësohet

Rrezarta Ramaj