Telenews

2026 “Jemi shumë krenarë për ty”, Uran Ismaili uron vajzën për semimaturën

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili, ka ndarë me ndjekësit e tij një moment të veçantë familjar, duke njoftuar se vajza e tij, Uma, ka përfunduar semimaturën.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ismaili ka shprehur krenarinë e tij dhe të bashkëshortes së tij për arritjen e së bijës.

“Sot është një ditë e madhe për të voglën e shtëpisë sonë. Uma jonë sot ka semimaturën”, ka shkruar ai.

Ismaili ka theksuar se ai dhe bashkëshortja e tij, Arizona, ndihen tejet krenarë për vajzën e tyre.

“Arizona dhe unë jemi shumë krenarë për vajzën që je, për mirësinë që ke dhe për lumturinë që sjell në jetën tonë”, ka shkruar Ismaili në postimin e tij.

Të ngajshme

E pazakontë në Vushtrri: 31-vjeçari gjen në mal karikator me 29 fishekë – Policia nis hetimet –

KushtrimGuraj

Kurti viziton familjen e Laurent Krasniqit, i shpreh ngushëllime për humbjen tragjike –

KushtrimGuraj

6 vjet pas Marrëveshjes së Uashingtonit, normalizimi me Kosovës dhe Serbisë duket më larg se kurrë –

KushtrimGuraj