Telenews

23 VITE NGA TMERRI QË PËRJETOI FSHATI NAGAVC I RAHOVECIT

Sot janë bërë plotë 23 vite nga tmerri që përjetoi fshati Nagavc i Rahovecit nga okupatori serb, shkruan Telenews.al
Mesnaten mes 1 dhe 2 prillit të 1999-tës, avionët serbë atë botë kishin hedhur bomba ndaj popullatës civile në fshatin Nagavc të Rahovecit, ku po qëndronin të strehuar me mijëra e mijëra banorë të Krushës së Madhe, Celinës, Brestovcit, Nagavcit, Hoçës së Vogël e fshatra të tjera përreth Rahovecit.
Nga ky bombardim ishin vrarë shumë civilë nga fshatrat e lartëcekura, duke përfshirë edhe fëmijë me pak muaj nga lindjet.
Vlen të ceket se sot është edhe dita edhe e përkujtimit të martirëve të Nagavcit dhe 9 dëshmorëve e 35 martirëve nga Hoça e Vogël, banorët të cilët e pësuan më se shumti me të vrarë atë natë. /Telenews.al/
Zekri Sejfullahu pas arritjes në Kukës, foshnja afër është vajza e tij që sot edhe është e martuar.

Në fotografi shihet Zenije Dana e cila i qëndron pranë burrit Ismet Dana, e cila ndërroi jetë pas luftës, ndërsa Ismeti jeton ende.

Të ngajshme

Gjykata merr vendim për grupin kriminal i dyshuar për shpëlarje të parave

Donat Hashani

Sveçla reagon pas plaçkitjeve e krimeve të shumta në ditët e fundit

Donat Hashani

Kurti, Quint-it: S’ka zgjedhje të Serbisë në Kosovë pa marrëveshje ndërshtetërore

Donat Hashani