Telenews

23 vjet nga themelimi i Trupave Mbrojtëse të Kosovës

Pas Marrëveshjes së Kumanovës dhe në pajtim me marrëveshjen e Rambujesë ishte paraparë çarmatimi i ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe transformimi i saj në Trupat Mbrojtëse të Kosovës.

Me hyrjen e trupave ushtarake të NATO-s, KFOR-it, në Kosovë në vitin 1999 fillon edhe transformimi i UÇK-së, duke përfunduar në vitin 2000.

Udhëheqësi i parë i TMK-së u emërua gjeneral-lejtnant, Agim Çeku.

Sipas marrëveshjes, detyrat dhe të drejtat e TMK-së në atë kohë ishin veprimi për ndalimin dhe zvogëlimin dëmeve nga katastrofat natyrore dhe aksidentet, ofrimi i ndihmës në zona të rrezikuara, ndihma në pastrimin e fushave të minuara, ndihma për ri-ndërtimin dhe komunitetet.

TMK-ja u themelua në kohën e fillimit të organizmit institucional të vendi që po ndodhnin jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon, e cila rritej e forcohej, por në kushte jo të mira dhe paga të ulëta.

Më 2 shkurt 2007 i dërguari special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beogradit, “Standardet për Kosovën”, në të cilën parashihej edhe shpërbërja e TKM-së, dhe krijimi i një force të re.

“Do të krijohet një forcë e re, profesionale dhe shumë-etnike për sigurinë e Kosovës, e cila do të jetë e armatosur lehtë dhe do të jetë e aftë të mbulojë nevoja të caktuara të sigurisë sipas Shtesës VII të kësaj marrëveshje. Trupat Mbrojtëse të Kosovës, pasi e arritën qëllimin e tyre, duke përfshirë këtu lehtësimin e rindërtimit pas lufte të Kosovës. Ato do të shpërndahen 1 vit pas miratimit të kësaj marrëveshjeje”, thuhej në Planin e Ahtisaarit.

Shpërbërja e TMK-së është bërë me pajtimin e të gjithë faktorëve relevantë vendorë dhe të huaj.

Më 21 janar 2009 u krijua Forca e Sigurisë së Kosovës, e cila fillimisht kishte përgjegjësi që të përballet me katastrofat e rënda, siç janë tërmetet, vërshimet ose zjarret që mund të kërcënojnë Kosovën.

Aktualisht misioni i FSK-së është që të kryej operacionet e reagimit ndaj krizave në Kosovë dhe jashtë saj; operacionet e mbrojtjes civile brenda Kosovës; si dhe t’i ndihmoj autoriteteve civile në përgjigje ndaj katastrofave natyrore dhe emergjencave të tjera.

Më 4 mars të vitit 2014 Qeveria në atë kohë e udhëhequr nga Hashim Thaçi pati marr vendim që të formohen Forcat e Armatosura të Kosovë, si ushtri të Kosovës, e cila parashihet t’i mbërrijë kapacitetet që të mund të sigurojë integritetin e Kosovës, vendim ky që nuk arriti të finalizohej asnjëherë.

Sipas Kushtetutës së Kosovës për t’u votuar FSK në Forcë të Armatosur duhen votat e dy të tretave të deputetëve të komunitetit serb.

Të ngajshme

“Ki me dhanë përgjegjësi…” – Prishtinasi kërcënon rojën e pyllit pasi u kap me dru të prera ilegalisht

Hafize Elshani

Kurti kujton demonstratat e vitit 1989: Ishin simbol i rezistencës së popullit të Kosovës ndaj shtypjes serbe

Hafize Elshani

Pesë të vdekur dhe mbi 20 të plagosur në aksident rrugor në Gjermani

Hafize Elshani