Telenews

24 vjet nga rënia heroike e mjekut Lec Gradica (VIDEO)

Sot janë bërë 24 vjet nga rënia heroike e themeluesit të Spitalit të Parë Ushtarak në Brigadën 114 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mjekun Lec Gradica.

Gradica, odën e shtëpisë e shndërroi në spital, ku nga fshati Gradicë i Drenasit mjekojë shumë ushtarë të UÇK-ës e civilë në kohë lufte.

Meqenëse kërkesa për ndihmë ishte madhe, mjeku tashmë i ndjerë shfrytëzojë edhe shkollën e fshatit për mjekimin e të plagosurve.

Leci u lind më 27 maj të vitit 1954 në Gradicë të komunës së Drenasit, shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërkaq shkollën e mesme të mjekësisë në Prishtinë.

Diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë në vitin 1979, po ashtu si student i dalluar, vazhdoi studimet post diplomike duke specializuar Mjekësin e Përgjithshme.

Më poshtë mund të ndiqni kronikën e Klan Kosovës me rastin e 22-vjetorit të rënies së  mjekut Lec Gradica:

Të ngajshme

“Mbaje kokën lart”, vajza e Eli Fares ka një mesazh për të ëmën

Rrezarta Ramaj

Kurti: Anëtarësimi në KE do t’u mundësonte qytetarëve qasje në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut

Rrezarta Ramaj

Endrit Nika nuk e pranon fajësinë as në rigjykim: I pafajshëm 100%

Rrezarta Ramaj