Telenews

25 persona arrestohen në Gjermani, dyshohen për tentim grusht shteti

25-persona-arrestohen-ne-gjermani,-dyshohen-per-tentim-grusht-shteti

25 persona u arrestuan në bastisje në të gjithë Gjermaninë, të dyshuar se po bënin plan për të rrëzuar qeverinë.

Raportet gjermane thonë se grupi i të djathtës ekstreme dhe ish-figura ushtarake planifikonte të sulmonte ndërtesën e parlamentit, Reichstag dhe të merrte pushtetin, shkruan BBC, përcjell KosovaPress

Një gjerman, të cilit po i referohen si princ Heinrich XIII, 71, dyshohet se ishte figura qendrore prapa planeve të tyre.

Sipas prokurorisë federale, arrestimet u bënë në 11 shtete gjermane.

Rreth 50 burra dhe gra dyshohet se ishin pjesë e grupit që thuhet se planifikuan për të rrëzuar republikën dhe për ta zëvendësuar atë me një model siç ishte Gjermania e vitit 1871.

“Ne nuk kemi ende emrin e këtij grupi”, tha një zëdhënëse e zyrës së Prokurorisë Federale.

Të ngajshme

Zelensky mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga Trump

Donat Hashani

Turqia angazhon ekipe për gjetjen e trupave në rrënojat e Gazës

Valjeta Turkaj

ShBA-ja kryen një tjetër sulm ndaj një varke të dyshuar për drogë në Karaibe

Valjeta Turkaj