Telenews

Turqia angazhon ekipe për gjetjen e trupave në rrënojat e Gazës

izraeli-dhe-shba-te-largohen-nga-bisedimet-per-armepushim-ne-gaza

Turqia ka dërguar dhjetëra specialistë të kërkim-shpëtimit për të ndihmuar në kërkimin e trupave nën rrënojat në Gaza.

Agjencia e Mbrojtjes Civile në Gaza ka thënë se trupat e rreth 10,000 njerëzve kanë mbetur nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara. Puna e ekipeve do të jetë jashtëzakonisht e gjatë dhe e lodhshme marrë parasysh masën e madhe të rrënojave nëpër gjithë territorin.

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka paralajmëruar Hamasin pas vrasjeve të fundit të cilat u publikuan e që duken si ekzekutime të disa palestinezëve. Trumpi i cilësoi si shkelje të armëpushimit, raportoi Guardian.

Pjesë e marrëveshjes së armëpushimit është rikthimi i pengjeve. Hamasi ka thënë se ka kthyer trupat e të gjithë pengjeve që ka mundur t’i marrë, por se 19 të tjerë nuk dihet ku janë, përveç se besohet se kanë mbetur nën rrënoja.

Hamasi theksoi se është i përkushtuar ndaj marrëveshjes së armëpushimit dhe se do t’i rikthejë trupat e mbetur. Por, ka shtuar se ky proces do kohë për shkak të rrënojave.

Të ngajshme

Shtypi gjerman para aktgjykimit në Hagë: Kosova mund të përballet me trazira

Yllka Gashi

Ministria shpall tenderin 3 milionë euro për 6.4 kilometra rrugë, përfshihet edhe lidhja me Aeroportin e Prishtinës

Yllka Gashi

Tre të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani në Gjermani

Yllka Gashi