Telenews

Tre të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani në Gjermani

Tre persona kanë humbur jetën të hënën pas rrëzimit të një aeroplani të vogël në landin e Nordrhein-Westfalenit në Gjermani.

Avioni i tipit Cessna 172 ishte nisur gjatë paradites nga veriu i Utrechtit në Holandë dhe, pasi hyri në hapësirën ajrore gjermane, u rrëzua rreth orës 11:20 pranë fshatit Gerderath, në afërsi të qytetit Erkelenz. Avioni me katër ulëse ra në një fushë dhe u shkatërrua plotësisht, shkruajnë mediat gjermane, transmeton Klankosova.tv

Një zëdhënës i policisë gjermane konfirmoi se në bord ndodheshin tre persona dhe të gjithë humbën jetën. Identitetet e viktimave ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa shkaku i rrëzimit mbetet nën hetim.

Të ngajshme

Hasani: Kuvendi është konstituuar në shkelje të Kushtetutës

Yllka Gashi

Shtypi gjerman para aktgjykimit në Hagë: Kosova mund të përballet me trazira

Yllka Gashi

Ministria shpall tenderin 3 milionë euro për 6.4 kilometra rrugë, përfshihet edhe lidhja me Aeroportin e Prishtinës

Yllka Gashi