Telenews

Ministria shpall tenderin 3 milionë euro për 6.4 kilometra rrugë, përfshihet edhe lidhja me Aeroportin e Prishtinës

Projekti përfshin rikonstruktimin e 6.46 kilometrave rrugë, përfshirë segmentin prej 960 metrash që lidh rrugën me Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Ministria e Infrastrukturës ka shpallur tenderin për rikonstruktimin e rrugës Rajonale R120, segmenti Sllatinë–Magurë, si dhe të rrugës lidhëse me Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Sipas dokumentacionit të tenderit, punimet do të zhvillohen në segmentin Sllatinë–Magurë, nga km 0+000 deri në km 5+500, ndërsa pjesë e projektit është edhe rruga lidhëse me aeroportin, nga km 0+000 deri në km 0+960. Sipas dosjes së tenderit kompania fituese duhet që brenda 24 muajve te përfundoj projektin.

Në total, projekti përfshin 6.46 kilometra rrugë.

Traseja e projektit nis në zonën kadastrale të Sllatinës së Madhe, në Komunën e Fushë Kosovës, dhe vazhdon në drejtim të Magurës, ndërsa në kuadër të projektit është përfshirë edhe lidhja rrugore me Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Dokumenti teknik përcakton kërkesat për realizimin e punimeve të rikonstruktimit, ndërsa operatori ekonomik që do të përzgjidhet do të jetë i obliguar t’i zbatojë punimet në përputhje me projektin dhe specifikimet teknike të përcaktuara nga Ministria e Infrastrukturës.

Në dokumentacion theksohet gjithashtu se para fillimit të punimeve, kontraktuesi duhet t’i verifikojë të dhënat e projektit dhe, në rast të ndonjë mospërputhjeje, të njoftojë menaxherin e projektit.

Vlera e parashikuar e këtij projekti është rreth 3 milionë euro.

Rikonstruktimi i këtij aksi pritet të përmirësojë qarkullimin në rrugën Sllatinë–Magurë dhe lidhjen rrugore drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.

Të ngajshme

Fundoset varka me emigrantë pranë Kretës, një i vdekur dhe 25 të zhdukur në brigjet e ishullit Gavdos

Yllka Gashi

Hasani: Kuvendi është konstituuar në shkelje të Kushtetutës

Yllka Gashi

Shtypi gjerman para aktgjykimit në Hagë: Kosova mund të përballet me trazira

Yllka Gashi