Njëra ndër emisionet më të shikuara shqiptare, ”Opinion” me autor Blendi Fevziun, sot mbush plotë 26 vite ekzistim.
Si një prej gazetarëve më të guximshëm në historinë e medias shqipare, Blendi Fevziu ka arritur që këtë emision televiz ta bëjë një brend me të cilin, lirisht mund të themi se mund të mburret ai dhe i gjithë komuniteti i gazetarëve shqiptarë gjithandej, transmeton Telenews.al
Emisioni që për fillim nisi të transmetohej në televizionin publik të Shqipërisë (TVSh) e më pas u bart në Klan Tv, fillimisht kishte emrin ”E diela Debat”, derisa pas katër viteve të themelimit, autori Blendi Fevziu vendosi që ta titulloj me emrin ”Opinion”.
Deri tani, janë realizuar 3.000 mijë emisione dhe mbi 8.000 mijë të ftuar në 26 vjet.
Redaksia e Telenews.al e përgëzon Blendin për këtë histori të bukur televizive, të krijuar me dekada dhe të vazhdojë të punojë edhe për shumë vite të tjera me këtë ritëm, po në ”Opinion”. /Telenews.al/

