Telenews

26 vjet nga Beteja e Llapushnikut

 

 

26 vjet më parë në Llapushnik të Drenasit u zhvillua beteja e ashpër ndërmjet forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pushtuesve serbë, e njohur si Beteja e Grykës së Llapushnikut.

Beteja u zhvillua për tri ditë me radhë dhe ishte njëra ndër betejat më të lavdishme të UÇK-së.

Lufta e zhvilluar në Grykë të Llapushnikut për kontrollin e kësaj zone, ka qenë më e rëndësishmja për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pasi e bënte të pakalueshme për forcat serbe rrugën Prishtinë – Pejë.

Gryka e Llapushnikut u mbajt e bllokuar për muaj me radhë, duke u mundësuar luftëtarëve të UÇK-së që të lëvizin të lirë në një pjesë të madhe të territorit të Kosovës dhe kjo ua mundësoi që të organizohej dhe të furnizohej me armatime.

Të ngajshme

Mickoski distancohet nga protesta për çlirimtarët në Shkup, OLV-UÇK thërret konferencë

Donat Hashani

Dogana zbarkon në një barnatore të Prishtinës, zbulon barna të rrezikshme

Donat Hashani

Kurti: Ka progres në luftimin e krimit të organizuar

Donat Hashani