Telenews

27-vjeçari i dyshuar për vjedhje në arkat humanitare të dy xhamive, arrestohet nga policia

Policia e Kosovës ka njoftuar me datë 26 shtator rreth orës 21:20 në Shtime kishte pranuar një informacion se në dy objekte fetare, në xhamitë e fshatit Carralevë dhe në Lagjen e Pajtimit në Shtime, ishin vjedhur para nga arkat ku qytetarët dhurojnë për bamirësi.

I dyshuari për këtë vjedhje të rëndë është kapur sot.

Ai është i moshës 27-vjeçare, sqaron Policia.

Sipas njoftimit, hetuesit e stacionit të policisë në Shtime nën autorizim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj,  i kishin marrë veprimet e nevojshme dhe kishin nisur hetimet.

“Pas një pune hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, hetuesit kanë arritur që të identifikojnë të dyshuarin dhe vendin e ndodhjes së tij , me inicialet S.M (M/K) i moshës 27 vjeçar, të cilin sot me datën 29.09.2022 rreth orës 17:00 e kanë arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale të vjedhjes së rëndë. I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit të rastit, është liruar për procedurë të rregullt hetimore,  ndërsa rasti është cilësuar “Vjedhje e rëndë””, thuhet në fund.

Të ngajshme

Nicole Kidman rikthen elegancën e xhinseve të gjera, ky kombinimi po tërheq vëmendjen në New York

Yllka Gashi

Vali Corleone nuk paraqitet në gjykatë, pavarësisht paralajmërimit për urdhërarrest

Yllka Gashi

Trajneri shqiptar me rezultate pozitive te Amedspori, Besnik Hasi: Po vazhdojmë të rritemi!

Yllka Gashi