Telenews

27 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës

27 vjet më parë në Burgun e Dubravës ndodhi njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi kriminal i Sllobodan Millosheviq.

Masakra e Burgut të Dubravës është kryer prej 19 deri më 24 maj të vitit 1999, transmeton Telenews.al.

Në këtë masakër u vranë 117 dhe u plagosën rreth 200 të burgosur shqiptarë, ndërsa ende nuk është dënuar askush.

Brenda këtij burgu gjendet një pllakë përkujtimore me emrat e të gjithë atyre që janë vrarë në këtë masakër, që konsiderohet si një nga masakrat më të mëdha të regjimit serb të kryer ndaj shqiptarëve.

Të ngajshme

Komisioni për Buxhet nuk e mbështet amendamentin për 4 milionë euro për Qendrën e Kujdesit Paliativ

Rrezarta Ramaj

Ky është Raif Aliu, 47-vjeçari që humbi jetën në Drenas

Rrezarta Ramaj

Prishtina nikoqire e konferencës ndërkombëtare për publikimin digjital të statistikave

Rrezarta Ramaj