Telenews

3 milionë udhëtarë në vetëm 5 muaj, Rama i thur lavde bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, tha se dogana Morinë–Vërmicë është një nga shembujt më të suksesshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke shtuar se kjo doganë ka lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e udhëtarëve dhe reduktuar kohën e zhdoganimit për bizneset në të dyja anët e kufirit.

Në Morinë shkuan për një vizitë të përbashkët ministrat e Financave të të dyja vendeve, Hekuran Murati dhe Petrit Malaj.

Rama tha se vizita e tyre konfirmoi angazhimin e përbashkët për rritjen e cilësisë në këtë pikë kufitare.

“Ministri i Financave, Petrit Malaj dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve të Kosovës, Hekuran Murati gjatë një vizite të përbashkët në këtë pikë doganore konfirmuan angazhimin e përbashkët dhe rritjen e cilësisë së shërbimit për të garantuar funksionimin e plotë në 24 orë në 7 ditë të javës, si edhe për të eliminuar çdo vonesë”.

Të ngajshme

Zelensky paralajmëron se Rusia po shton forcat në disa pjesë të vijës së frontit

KushtrimGuraj

Trump: Jam shumë i zhgënjyer nga Putini

KushtrimGuraj

Tahiri vlerëson Kroacinë për kritikat ndaj BE-së për sulmin në Banjskë: Qeveria Kurti ka heshtur, ndonëse Kosova edhe u sulmua edhe u ndëshkua

KushtrimGuraj