Telenews

30 te vdekur nga tërmeti në Japoni

Ka shkuar në 30 numri i personave që kanë humbur jetën pas tërmetit të fuqishëm që ka goditur jugperëndimin e Japonisë, ka njoftuar të enjten kryeministrja japoneze, Sanae Takaichi.

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar, pasi tërmeti me magnitudë 6.8 që ka goditur të martën prefekturën Kumamoto në ishullin Kyushu, duke shkaktuar dëme të mëdha në banesa dhe linja të energjisë elektrike.

Disa persona kanë humbur jetën pasi një pjesë e një qendre tregtare është shembur, ndërsa rreth një orë më vonë një shpërthim ka tronditur ndërtesën.

Mijëra banorë të zhvendosur po qëndrojnë tani në qendrat e evakuimit, por sfida kryesore është mbajtja e tyre të freskët dhe të hidratuar, ndërsa rajoni po përballet me temperatura përvëluese.

Sipas parashikimeve, temperaturat në ditët në vijim mund të arrijnë deri në 39 gradë celsius në prefekturë, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje të mbijetuarve dhe ekipeve të shpëtimit të marrin masa paraprake kundër goditjes nga i nxehti.

Të mërkurën, ministri japonez i Mbrojtjes, Shinjiro Koizumi, ka njoftuar dërgimin e 300 kondicionerëve në Kumamoto, ku 150 prej tyre do të vendosen në qendrat e evakuimit.

Që nga tërmeti fillestar janë regjistruar më shumë se 100 lëkundje pasuese dhe shumë banorë kanë zgjedhur të flenë në veturat e tyre nga frika e tërmeteve të tjera.

Të ngajshme

Varroset në vendlindje, mërgimtari që vdiq rrugës për në Kosovë

Yllka Gashi

Zjarri në Shkodër: 24-vjeçarja u gjet me njërin fëmijë në krah, tjetrin pranë

Yllka Gashi

Ka tri zemra, gjak blu dhe vazhdon të mahnisë shkencëtarët

Yllka Gashi