Telenews

36-vjeçari në Gjakovë kapet me mbi 3 kilogramë drogë në veturë, përfundon në pranga

Një person është arrestuar mbrëmë në fshatin Botushë të Gjakovës, pasi është kapur në flagrancë me mbi 3 kilogramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se i dyshuari është kapur pasi vetura me të cilën po udhëtonte është ndalur për kontroll nga një njësi policore që po patrullonte në atë zonë.

Sinjali mëson se gjatë kontrollit të veturës, zyrtarët policorë kanë gjetur në bagazh një çantë brenda së cilës ndodhej marihuana e ndarë në dy qese të ndryshme.

Narkotikët janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim. Po ashtu është sekuestruar edhe vetura dhe telefoni personal i të dyshuarit.

Pas përfundimit të procedurave policore prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Blerja, posedimi shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve’.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

Të ngajshme

Bleona Qereti ngre zërin për familjen e Jakup Krasniqit: “Dhimbja nuk mund të injorohet”

Yllka Gashi

Krimet Ekonomike zbarkojnë në Federatën e Futbollit Kroat

Yllka Gashi

Mërgata dërgoi 692 milionë euro në Kosovë brenda 6 muajve të parë të sivjtëm

Yllka Gashi