Telenews

4 ndeshje në NBA, rezultate mjaftë interesante u arritën

Në mesnatën që lamë pas u zhvilluan 4 duele të ligës më të fortë të basketbollit në botë, NBA.
Rezultate mjaftë interesante u arritën, sidomos me pikët e shënuara.
Dueli mes Atlanta Hawks dhe Indiana Pacers u mbyll 131-128 në favorin e Hawks me simpatikun Trae Young që shkëlqeu me plotë 47 pikë.
Fitore në shtëpi arritën edhe ‘pelikanët’ që triumfuan ndaj Houstonit 130-105, nën-shkëlqimin e lituanezit, Jonas Valanciunas që realizoi double-double prej 32 pikëve e 10 kërcimeve.
Memphis Grizzlies fituan në udhëtim te Oklahoma 118-125, ku spikati Desmond Bane i Grizzlies me 21 pikë.
Dhe në duelin e fundit, skuadra më në formë e NBA-së, Phoenix Suns triumfuan ndaj LA Lakers të ‘kingut’ James me shifrat e thella 140-111. ku për Suns në këtë fitore u dallua, Devin Booker me double-double 32 pikë e 10 asiste. /Telenews.al/
 

Të ngajshme

Kosova kualifikohet në Play-off të Kampionatit Evropian për Esports pas fitores ndaj Danimarkës

KushtrimGuraj

Alonso do të mbajë takim urgjent me dy lojtarë të Real Madridit pas poshtërimit nga PSG

KushtrimGuraj

Fisnik Asllani rinovon me Hoffenheim deri në vitin 2029 – zyrtarizimi në fund të javës

KushtrimGuraj