Telenews

46-vjeçari në Prizren sulmohet fizikisht në mes të rrugës, përfundon në spital

Mosmarrëveshjet mes qytetarëve shpesh herë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete, raporton Gazeta Sinjali.

Mëngjesin e sotëm një person ka përfunduar në spital, për shkak se dyshohet që ishte cak i një sulmi fizik.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Spitalit Rajonal në Prizren, kanë bërë me dije se 46-vjeçari është dërguar atje pasi kishte pësuar lëndime trupore dhe kishte nevojë për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë rasti është denoncuar edhe në Polici, ku një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes ku kanë intervistuar viktimën, sipas të cilit derisa po ecte në rrugë, një person e ka thirrur në emër e më pas e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me grusht.

Bazuar në dëshminë e tij, e gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje të mëhershme me të dyshuarin.

Njësitë policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në kapjen e të dyshuarit, ndërkohë që me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Të ngajshme

Sa njerëz e shfrytëzojnë ChatGPT-në gjatë javës?

Rrezarta Ramaj

19-vjeçari gjendet pa shenja jete në Nikaj të Kaçanikut, policia nis hetimet

Rrezarta Ramaj

Dy orë prej kur filloi, ende po vijon takimi Kurti-Hamza

Rrezarta Ramaj