Telenews

5 truke si të pastroni atletet e bardha në kushte shtëpie

Atletet e bardha, janë të bukura vetëm kur
qëndrojnë të bardha, por kjo nuk mund të ndodhë duke pasur parasysh rrugët ku
ecim.

Shumë prej nesh i lajnë atletet në lavatriçe,
por këto të fundit mund të prishen shumë më shpejtë nëse ju nuk i pastroni në
mënyrën e duhur. Më poshtë do të lexoni disa këshilla si t’i pastroni atletet e
bardha me disa përbërës të thjeshtë.

Përpara se të filloni pastrimin e këpucë,
hiqni lidhëset dhe mos harroni t’i lani dhe ato.

Metoda e parë:

Përzieni 2 lugë sodë buke me 3 lugë uthull të
bardhë molle dhe me ndihmën e një furçe të vjetër dhëmbësh fërkoni pjesët e
bëra pis. Pasi të shihni që këpucët janë pastruar, me një sfungjer të njomur
pastroni atletet nga soda e bukës.

Metoda e dytë

Mbushni një legen me ujë dhe detergjentë të
lëngshëm dhe zhytni atletet. Kryesisht në këtë mënyrë lahen atletet prej lecke
që mund të thahen më lehtë sesa atletet sportive. Shpëlarja duhet bërë me ujë
të ftohtë dhe të rrjedhshëm që kur të thahen mos të mbeten njolla të verdha në
copën e atletes.

Metoda e tretë

Pastroni atletet me pastën e dhëmbëve. Me një
furçë të vjetër që s’e përdorni më, fshini pjesët më të ndotura të këpucëve,
por shmangni materialin e leckës. Kjo metodë është vetëm për gomën e atleteve.

Metoda e katërt

Një pastrues thonjsh me bazë acetoni vepron
shumë mirë gjithashtu. Holloni një sasi të vogël açetoni me ujë dhe me një
pambuk fshini pjesët ku atletet janë bërë pis.

Metoda e pestë

Aplikoni vazelinë për 5 minuta e më pas
fshijini atletet me një leckë të lagur ! Do të shihni që atletet do të jenë të
bardha sikur sapo i keni blerë./albeu.com

The post 5 truke si të pastroni atletet e bardha në kushte shtëpie appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Osmani: Drejtësia nuk është vetëm dënim, por përgjegjësi dhe riintegrim

Valjeta Turkaj

Kurti i bindur: Në Kosovë s’ka krizë ekonomike, prandaj s’ka protesta të qytetarëve

Valjeta Turkaj

Stabilizohet situata në Gjilan, pas reshjeve të shiut

Valjeta Turkaj