Telenews

53 qytetarë të infektuar nga COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë, bëri të ditur se në 24 orët e fundit, janë kryer 1057 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 53 qytetarë.

Sipas MSHMS-së, rezultuan pozitiv me COVID-19, 25 qytetarë në Tiranë, 8 në Fier, 4 në Himarë, nga 3 në Vlorë e Sarandë, 2 në Pogradec, nga 1 në Shkodër, Kukës, Durrës, Përmet, Berat, Elbasan, Gramsh, Mirditë.

MSHMS informon se janë 374 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

“Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2. Janë shëruar 90 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,185 që nga fillimi i epidemisë”, bën të ditur Ministria.

Të ngajshme

Përveç se janë të shijshme, cilat janë përfitimet shëndetësore që sjellin gështenjat?

Valjeta Turkaj

Si të largoni nikotinën nga mushkëritë?

Valjeta Turkaj

Më shumë se 1 milion njerëz çdo javë flasin për qëllime vetëvrasjeje me ChatGPT

KushtrimGuraj