Heroi kombëtar, Skënder Rexhepi – komandant Hekuri, më 3 qershor do të festonte 58 vjetorin e tij të lindjes.
Për nder të ditëlindjes së tij, shtëpinë muze të komandant Hekuri në fshatin Mrasor të Rahovecit, e kanë vizituar shumë qytetarë, përfshirë edhe kryetarin e Komunës, Smajl Latifi, i cili ka publikuar pamje nga vizita.
Skënder Rexhepi ra heroikisht më 21 janar të vitit 1999 në Fortesë të Rahovecit, në njërën prej betejave të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

