Telenews

62 POLICË TË ARRESTUAR NGA KOSOVA DHE SHQIPËRIA NË VËRMICË

Një aksion i përbashkët policor është zhvilluar këtë të premte në pikën kufitare Morinë të akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion.
26 zyrtarë policorë janë të Kosovës nga ta dy janë me gradën rreshter.
Në këtë aksion janë arrestuar punonjësit e Policisë së Shqipërisë në këtë pikë kufitare, ku sipas njoftimit të SPAK numri i të arrestuarve është 31 punonjës policie dhe tre të tjerë janë pezulluar nga detyra.
Mëngjesin e së premtes, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) bashkë me Prokurorinë Speciale kanë zbarkuar në pikën kufitare Vërmicë ku deri tani janë arrestuar mbi 20 zyrtarë policorë.
Aksioni po zhvillohet ndaj zyrtarëve policorë të cilët po dyshohet për kryerjen e veprës penale marrje ryshfeti dhe keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.
IPK bashkë me Prokurorinë Speciale kanë njoftuar se operacioni i koduar “Pika 2” ika paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Ky hetim është duke u zhvilluar në koordinim të plotë dhe me udhëheqjen nga Prokuroria Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) duke përfshirë edhe masa të fshehta të hetimit.
Aksioni policor është ndërmarrë nën dyshimet për veprat penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare” dhe “marrje e ryshfetit”. Aksioni është duke u zhvilluar nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me autoritetet e Shqipërisë.

Të ngajshme

Shkëlzen Gashi: Nëse Kurti e bën Asociacionin, ka me i gjujtë gaz edhe në shtëpinë e tij në Taslixhe

Donat Hashani

Haziri: 2023-ta me marrëveshje të përkohshme dhe me krijim të Zajednicës plus

Donat Hashani

Reagon ashpër edhe zëvendës-ministri Bislimi për pengesën për pjesëmarrje në konferencën e donatorëve në Bruksel të Muratit

Donat Hashani