Në listën e selektorit të Shqipërisë për Kampionatin Evropian të futbollit – Euro 2024 janë të ftuar 8 lojtarë nga Kosova.
Ata do të jenë me Shqipërinë në EURO 2024 dhe vijnë nga këto qytete kosovare:
Arbër Hoxha – Istog
Ardian Ismajli – Podujevë
Amir Abrashi – Gjakovë
Arlind Ajeti – Podujevë
Etrit Berisha – Prishtinë
Medon Berisha – Kaçanik
Mirlind Daku – Gjilan
Ylber Ramadani – Shtime
Vlen të ceket se nga 27 futbollistë të ftuar, përpos tetë futbollistë që janë nga Kosova, një vjen nga Lugina e Preshevës si dhe katër të tjerë nga Maqedonia e Veriut.
/Telenews.al/

