Telenews

Torres: ShBA-të të qëndrojnë me Kosovën – pse Blikeni po hesht për provokimet e Serbisë?

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të qëndrojnë me Kosovën për sa i përket situatës në veri.

Ai përmendi faktin se 25 ushtarë të KFOR-it janë plagosur dje në veri nga siç i quajti ai “përfaqësuesit e qeverisë serbe”.

Torres pyeti Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken se pse po e dënon Kosovën e jo Serbinë.

“Pse Sekretari Blinken po e dënon në mënyrë të njëanshme Kosovën, aleate të ngushtë të SHBA-së, ndërkohë që hesht për provokimet e Serbisë, aleate e ngushtë e Rusisë?”, tha Torres..

Kujtojmë se dje protestuesit serbë lanë të plagosur 25 ushtarë të KFOR-it në veri.

Të ngajshme

Ky është Raif Aliu, 47-vjeçari që humbi jetën në Drenas

Rrezarta Ramaj

Prishtina nikoqire e konferencës ndërkombëtare për publikimin digjital të statistikave

Rrezarta Ramaj

Gucati me dedikim prekës për vajzën e tij: Pusho në dritë, do mbetesh gjithmonë brenda meje!

Rrezarta Ramaj