Telenews

Policia njofton për dy vdekje në Fushë Kosovë dhe Istog

Gjatë të hënës një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Fushë Kosovë.

Lidhur me rastin policia njofton se “njësitet policore, zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”.

Edhe në Istog është gjetur pa shenja jete një person i gjinisë mashkullore në shtëpinë e tij.

“Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku kujdestar. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Të ngajshme

Abdixhiku: Kosova, vendi më i varfër në Evropë, po i afrohet importit një miliardë euro rrymë

Donat Hashani

24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen për aftësi të veçanta

Donat Hashani

Hetimi i vdekjes në QKUK: Ky është personi që dyshohet se humbi jetën

Donat Hashani