Telenews

Pas bisedës me KFOR’in amerikan, përfaqësuesit e Listës Serbe dhe protestuesit mblidhen te oborri i kishës

Pas bisedës së shkurtër që kanë zhvilluar me KFOR’in amerikan, përfaqësuesit e Listës Serbe dhe protestuesit në Leposaviq, janë parë duke shkuar te oborri i kishës.

Gazetarja e T7, Arianitë Zhegrova, raporton prej Leposaviqit, se ata po mblidhen për të folur lidhur me bisedën që patën me KFOR’in.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim lidhur me gjendjen në tri komunat veriore, ku po vazhdojnë protestat për të tretën ditë.

Sipas Policisë, “situata aktualisht vlerësohet të jetë e brishtë, por e qetë”

Policia ka thënë se po vazhdon me angazhime në ofrimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e protestave, si dhe po bashkëpunon/koordinon aktivitetet me KFOR-in dhe institucionet relevante.

Lidhur me rastet e djeshme, Policia ka thënë se njësitet policore janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore.

“Policia e Kosovës, sipas detyrës zyrtare, po vazhdon me angazhime në ofrimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e protestave, si dhe po bashkëpunon/koordinon aktivitetet me KFOR-in dhe institucionet relevante. Njëkohësisht njësitet policore janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore lidhur me rastet dhe zhvillimet e djeshme. Policia e Kosovës edhe sot fton qytetarët për qetësi dhe të mos bien pre e thirrjeve për protestë të dhunshme dhe provokime të çfarëdo natyre qofshin ato”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

27 Vjet nga rënia heroike e Nasuf dhe Tahir Gashanit

Valjeta Turkaj

Qeveria e Serbisë bllokon fondet e Kosovës për Luginën

Valjeta Turkaj

Organizata britanike alarmon për shkelje të të drejtave të çlirimtarëve në Hagë

Valjeta Turkaj