Telenews

Këta janë tre bashkatdhetarët që vdiqën në aksidentin në Gjermani

Një aksident i rëndë trafiku u mori jetën tre bashkatdhetarëve tanë, në Regensburg të Gjermanisë.

IndeksOnline raporton se të tre viktimat ishin me prejardhje nga fshati Komogllavë e Ferizajt.

Viktimat në fjalë janë Tahir Tahiri, 61 vjeç, djali i tij, Gentian Tahiri, 34 vjeç, si dhe nipi i tyre, Laurent Aliu, 16 vjeç.

IndeksOnline raporton se autoritetet e Republikës së Kosovës, si Ministria e Punëve të Jashtme, ashtu edhe Ambasada e Kosovës në Gjermani, janë në kontakt të vazhdueshëm me familjarët e viktimave.

Me të përfunduar hetimet e nevojshme nga shteti gjerman, autoritetet tona do të angazhohen për procedurat e kthimit të trupave të pajetë të viktimave, në Kosovë.

Të ngajshme

Studentët e UP-së paralajmërojnë protestë, kërkojnë dorëheqjen e rektorit –

KushtrimGuraj

AL Trade organizon aktivitetin tashmë tradicional të dhurimit të gjakut në Drenas dhe Fushë Kosovë

KushtrimGuraj

Kosova me sistem të ri të pagesave, transferet bankare do të kryhen brenda sekondave –

KushtrimGuraj
Lajmet po ngarkohen…