Telenews

Kosova me sistem të ri të pagesave, transferet bankare do të kryhen brenda sekondave –

Transferet e parave ndërmjet llogarive bankare në Kosovë do të mund të realizohen brenda pak sekondash, në çdo kohë të ditës dhe pa kufizime gjatë fundjavave apo festave, përmes sistemit të ri të pagesave të shpejta, i cili u prezantua të premten nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK).

Sipas BQK-së, sistemi TIPS-K do të nisë funksionimin më 23 nëntor, fillimisht në katër banka komerciale që tashmë kanë përfunduar përgatitjet teknike. Nga shkurti i vitit të ardhshëm, shërbimi pritet të jetë i disponueshëm në të gjitha bankat që operojnë në Kosovë.

Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, e cilësoi sistemin e ri si investim strategjik në infrastrukturën financiare të vendit, i cili synon të lehtësojë pagesat dhe të krijojë mundësi për zhvillimin e shërbimeve të reja për qytetarët dhe bizneset.

Në ceremoninë e prezantimit mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili e vlerësoi këtë zhvillim si hap drejt modernizimit të sistemit financiar dhe përafrimit të tij me standardet evropiane. Ai e ndërlidhi funksionalizimin e TIPS-K edhe me përpjekjet e Kosovës për integrim në sistemin evropian të pagesave, veçanërisht me synimin për anëtarësim në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA).

TIPS-K (TIPS Clone Kosovo) është sistemi i ri i pagesave të shpejta në Kosovë, i zhvilluar sipas modelit evropian TIPS (TARGET Instant Payment Settlement), i cili mundëson realizimin e transfereve brenda pak sekondash.

Të ngajshme

Protesta para Akademisë së Arteve, Rama buzëqesh dhe fton protestuesit në dialog: Hajdeni!

Rrezarta Ramaj

Një tërmet i fuqishëm godet Perunë, banorët dalin të frikësuar në rrugë

Rrezarta Ramaj

175 zyrtarë policorë certifikohen në modulin për ballafaqimin me turma –

KushtrimGuraj
Lajmet po ngarkohen…