Telenews

Sulmet ndaj gazetarëve në Leposaviq, AGK: Kemi kontaktuar Policinë që t’u sigurojë një perimetër të sigurt të raportimit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas sulmeve ndaj gazetarëve në Leposaviq, nga protestuesit serbë.

AGK ka thënë se e ka kontaktuar menjëherë Policinë e Kosovës që t’u sigurojë një perimetër të sigurt të raportimit gazetarëve, raporton Express.

Në fund, AGK-ja u ka bërë thirrje të gjithë gazetarëve që të respektojnë udhëzimet e dhëna nga zyrtarët e Policisë së Kosovës që janë prezent atje, dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit

Gazetarët që po i përcjellin nga afër ngjarjet në veri të vendit janë sulmuar në Leposaviq.

Gazetarja e T7, Arianitë Zhegrova raportoi se gazetarët janë sulmuar me gurë, vezë e shishe, kryesisht nga personat e maskuar.

Tensionimi i situatës nisi papritur, ndërsa forcat e KFOR-it po vijojnë të qëndrojnë në afërsi të objektit të komunës.

Personat e maskuar ishin të pranishëm edhe dje në protestat në komunat veriore. Në Zveçan, kur nisi përplasja me KFOR-in, ata dolën në rend të parë, duke i sulmuar pjesëtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s me mjete plasëse si shok-bomba e koktej molotovi.

Të ngajshme

Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

Rrezarta Ramaj

Jansha uron Kurtin për mandatin e ri, premton mbështetjen e Sllovenisë për integrimin evropian

Rrezarta Ramaj

Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

Rrezarta Ramaj