Telenews

Petkoviq kërkon që kryetarët e rinj dhe policia e Kosovës të largohen nga veriu

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, e ka përsëritur qëndrimin e Serbisë se, kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri të Kosovës – të banuara me shumicë serbe –duhet të largohen nga ndërtesat komunale, dhe se Policia e Kosovës duhet të largohet nga veriu i Kosovës.

Sipas një njoftimi për media, Petkoviq i ka bërë këto deklarata të takim me ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Serbi, Anke Konrad dhe Pierre Cochard.

Petkoviq, ka thënë, po ashtu, se incidentet e 29 majit do të mund të parandaloheshin nëse KFOR-i “do ta përmbushte mandatin e tij të premten, që t’i parandalonte kryetarët e paligjshëm, si dhe anëtarët e forcës speciale”, duke iu referuar njësiteve të Policisë së Kosovës.

“Serbët janë të vendosur për të mbrojtur të drejtën e tyre për të jetuar dhe mbijetuar në Kosovë, dhe Serbia e Beogradi do të vazhdojnë të jenë në mbrojtje të tyre, për të ruajtur paqen dhe stabilitetin e provincës dhe rajonit”, ka thënë mes tjerash Petkoviq.

Të ngajshme

Të lënduarit nga shpërthimi në Bajr, kanë plagë në duar dhe fytyrë, udhëzohen për në QKUK

Donat Hashani

Tre të lënduar nga shpërthimi në një shtëpi në Mitrovicë, dyshohet për bombolë gazi

Donat Hashani

ZRrE tregon se a vlejnë tarifat e reja vlejnë për të gjithë furnizuesit përfshirë dhe Elektrosever

Donat Hashani